“Nuk duhet të bëjmë asnjëherë paragjykime të pamenduara” – Shqip

by admin
Spread the love

Një zonjë e moshuar u ul në një bar kafe për të konsumuar diçka. Kamarierja i çoi menunë dhe pas pak minutash, shkoi sërish tek e moshuara për ta pyetur se çfarë do të porosiste. Zonja e moshuar iu përgjigj: “Sa kushton një pjesë torte?”. Kamarierja iu përgjigj duke i thënë se kushtonte tre euro. E moshuara numëroi disa monedha në kuletën e saj dhe duke u menduar, e pyeti sërish: “Po pjesa më e vogël e tortës, sa kushton?”. Kamarierja u acarua disi, pasi kishte shumë porosi të tjera për të marrë, por duke u munduar, iu përgjigj me qetësi: “Kushton dy euro”.

E moshuara porositi pjesën e vogël të tortës, të cilën kamarierja ia solli gjithë nerva duke menduar: “Dashtë Zoti mbaron dhe çohet sa më shpejt nga tavolina”. Ndërkohë që plaka e konsumoi ngadalë tortën, qëndroi pak kohë, dhe pasi e la pagesën në tavolinë, u çua për t’u larguar. Kur kamarierja pa që e moshuara ishte larguar, shkoi të pastronte tavolinën dhe të merrte pagesën. Aty vuri re që klientja i kishte lënë një euro bakshish. Emocioni dhe surpriza që përjetoi në ato momente, bënë që t’i zbrisnin lotët nëpër faqe.

Kamarierja pa përreth nëse mund ta shihte të moshuarën për ta falenderuar, por ishte tepër vonë. Ajo ishte larguar dhe nuk dukej në horizont. Kamarierja u ndje shumë në faj për mënyrën se si e kishte gjykuar tëmoshuarën, e cila kishte vetëm tre euro në portofol dhe vetëm për të lënë bakshish, porositi një pjesë mëtë vogël.

Kjo histori prekëse na tregon edhe një herë se nuk duhet të bëjmë asnjëherë paragjykime të pamenduara. Përpara se të flasim për dikë, duhet të shohim brenda tij për të njohur frikërat dhe shqetësimet e atij personi. Vetëm pasi të kemi parë se sa i brishtë është ai person përtej asaj që duket së jashtmi, mund ta gjykojmë atë.

You may also like