Nuk dua të përkthehet në sulm batuta ime

by admin
Spread the love

Arbër Hajdari, opinionisti i reality show-t të shumëndjekur, Big Brother Albania VIP ka reaguar së fundmi në rrjetet e tij sociale lidhur me batutat që ai ka bërë gjatë prime-t të së martës dhe prime-ve të tjera. E kryesisht për batutat e fundit gjatë spektaklit të kaluar ndaj Kiarës, që po përdoren masivisht nga ndjekësit e programit.

Opinionisti shkruan se ky emision është shumë i vështirë për t’ u analizuar dhe është një ‘show’ që duhet të merret me lehtësi dhe sportivitet dhe nuk duhet të sulmohen banorët brenda shtëpisë. Ndër të tjera, Arbri shkruan se Big Brother VIP është një show argëtues dhe jo për të sharë e për të shfryrë kundrejt konkurrentëve.

“Miq të dashur! Ky “Big Brother” ka qenë dhe është shumë i vështirë për t’u analizuar, për t’u komentuar e për të dhënë një opinion personal, pikërisht për përmasat gjigante që ka marrë dhe ndjeshmërisë së madhe që secili nga personazhet ka në publik. Gjatë gjithë jetës dhe punës sime, kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd, duke u përpjekur të jem sa më i drejtë dhe racional.

Ky është një spektakël, një show televiziv dhe jo një arenë gladiatorësh. Ata, aty brenda, por edhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normalë, me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë prej 103 ditësh dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinion personal për lojën e tyre, nuk do të doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurrentëve.

Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurrentët, ka ndodhur sepse ky është një show dhe si i tillë, duhet ta marrim pak me më lehtësi e sportivitet. Boll drama ka ky vend! “Big Brother” është për argëtim, jo për të shfryrë, sharë dhe ofenduar askënd”, shkruan Arbri.

You may also like