“Nuk doja të rrezikoja me Verstappen, më mirë i dyti”, Alonso: Makina “fluturonte”

by admin
Spread the love

Fernando Alonso zhvilloi një tjetër performancë pozitive këtë sezon teksa në Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvoort, spanjolli e përfundoi garën në vendin e dytë pas liderit Max Verstappen.

42-vjeçari theksoi se në një moment në fundin e garës kur u rikthyen në pistë pas ndëprerjes prej shiut, e mendoi të sulmonte Verstappen, megjithatë në fund vendosi të ruante pozicionin e dytë dhe të mos rrezikonte.

“Ishim shumë mirë në këtë garë, makina ishte perfekte, po “fluturonte”. Për mua ishte e lehtë ta pilotoja, ishin kushte të rënduara atmosferike dhe në të tillë situatë të duhet një makinë të cilës mund t’i besosh. Për mua ishte një podium shumë i veçantë këtu në Zandvoort, kënaqësi të cilën e ndava me Verstappen dhe Gasly.

Dua të komplimentoj Verstappen, jam i lumtur për të. Në një moment kur u rikthyem në pistë mendova ta sulmoja, por më pas mendova që ishte më mirë të ruaja vendin e dytë se sa të rrezikoja të dilja nga pista dhe të mos merrja asnjë pikë. Më mirë vendi i dytë”, u shpreh Alonso. /Supersport


Top Channel

You may also like