Nuk dëshiron të transferohet në Arabi, Ronaldo mund të rikthehet në Serie A

by admin
Spread the love

I vendosur shpesh në qendër të kritikave pas problemeve te Manchester United dhe Portugalia, Cristiano Ronaldo nuk është duke kaluar një moment të mirë në karrierën e tij. Ylli portugez konfirmon se është i fokusuar te Botërori në Katar, por agjenti i tij është duke punuar për të gjetur një ekip ku do të zhvillojë karrierën.

Në krye të listës është oferta “faraonike” nga Arabia Saudite, ku Al Nassr i ka ofruar Ronaldos një pagë 200 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk dëshiron të largohet nga Europa dhe kërkon të luajë në Champions League.

Në skenë së fundmi është rikthyer emri i Milanit. Kuqezinjtë do të tentojnë të afrojnë Ronaldon në rast se në janar largohet nga skuadra Rafael Leao. Sipas asaj që raporton “El Nacional”, është agjenti i të dy lojtarëve, Jorge Mendes, ai që po punon për të dyja tratativat, por Milani dëshiron që të mbajë në skuadër Rafael Leaon. /oversport.tv

Foto: Portugal, Twitter

You may also like