Novak Djokovic do të konkurrojë ‘Australian Open’ megjithë refuzimin e vaksinës (fotot)

by admin
Spread the love

Tenisti numër një në botë Novak Djokovic do të luajë për të mbrojtur titullin e tij në kampionatin ‘Australian Open’ këtë muaj, pasi ka marrë një përjashtim mjekësor për vaksinën e Covid-19.

Djokovic, nëntë herë fitues i Australian Open ka thënë më herët se nuk do të marrë pjesë në kampionatin prestigjoz nëse është kusht vaksinimi.

Të gjithë tenistët dhe stafi i turneut duhet të jenë të vaksinuar për të marrë pjesë, përveç rasteve kur jepet përjashtimi nga një “panel i pavarur ekspertësh”.

Turneu do të nisë në Melbourne më 17 janar.

“Kalova kohë shumë të bukur me njerëzit e mi gjatë pushimeve dhe tani po nisem për në Australi me lejen e përjashtimit që kam marrë”, shkruante dje 34 vjeçari në rrjetin Instagram.

“Jam gati të jetoj me tenisin në javët e kompeticionit.

Në fillim të javës, kreu organizatov i Australian Open, Craig Tiley tha se disa sportistëve të pavaksinuar u janë dhënë leje përjashtimi për kampionatin e sivjetshëm.

Sipas BBC, përjashtimet besohet se jepen për personat me sëmundje kardiake inflamatore ose gjendje të tjera të rrezikshme.

Nuk është publikuar se cila ishte arsyeja e marrjes së lejes nga Djokovic.

Më herët Djokovic  ishte tërhequr nga skuadra serbe e tenisit për turneun ATP Cup në Sydney, çka ngriti dyshime dhe për pjesëmarrjen e tij në turneun e Melbourne.


Novak Djokovic do të luajë për të mbrojtur titullin e tij në kampionatin ‘Australian Open’ këtë muaj, pasi ka marrë një përjashtim mjekësor për vaksinën


Top Channel

You may also like