Nottingham Forest transferon portierin amerikan të Arsenalit

by admin
Spread the love

Nottingham Forest ka gjetur portierin që do të mbrojë portën për sezonin e ri.

Klubi historik anglez ka arritur marrëveshjen me Arsenalin për amerikanin Matt Turner, i cili do të transferohet në Nottingham.

Turner, 29-vjeçar, ka qenë portier i dytë te ‘Topçinjtë’, por Arsenali synon të afrojë gardianin David Raya nga Brentford, për të rivalizuar me portierin titullar Aron Ramsdale.

Sezoni ne kaluar Nottingham pati në huazim Keilor Navas, i cili u rikthye te Paris Saint Germain dhe tashmë do t’i besojë portierit titullar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matt Turner, mbrojtjen e portës.


Top Channel

You may also like