Notat e shqiptarëve: Javë pozitive për të gjithë, Berisha më i miri  

by admin
Spread the love

Një javë pozitive për futbollistët shqiptarë në Serie A pasi me rezultatet që morrën disa prej tyre arritën edhe objektivat e tyre sezonalë. Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda ishin lojtarët që zhvilluan paraqitjet më të mira këtë javë.

Nuk mbeten pas as Manaj, Bajrami e Asllani që zhvilluan ndeshje me rritëm të lartë dhe ndihmuan shumë ekipet e tyre.

Etrit Berisha 7- Pritja më e bukur është ajo ndaj Lazovicit në fundin e pjesës së parë. Ndal edhe Lasagna dhe është i vëmendshëm kundër Tamezes dhe Lazovicit. Fitorja kaloi edhe nga duart e tij.

Mërgim Vojvoda 7- Trullos Depaolin dhe jep asistin për Brekalon. Deri në momentin që dëmtohet bën një ndeshje në limitet e perfeksionit.

Kristian Asllani 6,5- Luan si organizator dhe i jep fantazi skuadrës. Lëviz me inteligjencë edhe vertikalisht. Super asist për Cutronen.

Nedim Bajrami 6,5- Luan mirë në hapësirat e fundit të ndeshjes. I afrohet golit, por Sepe i thotë jo. Por rikthehet Bajrami që njohëm në fillimin e sezonit.

Rei Manaj 6,5- Merr faulle, dhuron spektakël kundër Pablo Mari duke shërbyer për Agudelon. Nëse nuk do të humbte atë penallti në fund mund të ishte më i miri i ndeshjes.

Amir Rrahmani 6,5- I saktë dhe i vëmendshëm. Nuk ju lë asnjë hapësirë kundërshtrarëve.

Berat Gjimshiti 6- Në 10 minutat e para ka vështirësi sepse Saelemakers lëviz shumë dhe me zgjuari. Por pastaj kontrollon gjithçka dhe bën paraqitje pozitive.

Marash Kumbulla 6- Një ndeshje e qetë. Pa vështirësi, por edhe pa shkëlqim të madh. Në fakt mbrojtja ishte ajo që kishte më pak punë te Roma.

Tomas Strakosha 6- Asnjë pritje në të gjithë ndeshjen. Mbrëmje e qetë për gardianin kuqezi. Nuk mund të bëjë asgjë te dy golat e pësuar. /oversport.tv

You may also like