Norvegjia pëson sulme kibernetike në 12 ministri

by admin
Spread the love

Dymbëdhjetë ministri norvegjeze kanë pësuar sulme kibernetike, njoftoi sot qeveria norvegjeze, në sulmin e fundit të sektorit publik në furnizuesin më të madh të gazit në Evropë dhe anëtarin më verior të NATO-s.

“Ne kemi identifikuar një dobësi në platformën e një prej ofruesve tanë. Kjo dobësi është mbyllur”, tha në një konferencë për shtyp Eric Hope, kreu i agjencisë qeveritare përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për ministritë.

Sulmi u identifikua për shkak të trafikut “të pazakontë” në platformën e ofruesit, tha zyrtari, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Ai u zbulua më 12 korrik dhe është objekt i një hetimi nga autoritetet policore.

“Është shumë herët të thuhet se kush qëndron pas këtij dhe cila është shkalla e ndikimit (sulmit) ”, tha ai.

Norvegjia është furnizuesi më i madh i gazit në Evropë pas rënies së flukseve të gazit rus si dhe eksportuesi më i madh i naftës në Evropën Perëndimore.

Sipas Hope, zyra e kryeministrit nuk u prek nga sulmi dhe as ministritë e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe drejtësisë pasi përdorin një platformë të ndryshme.

Sektori publik i Norvegjisë ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike në të kaluarën, si në qershor 2022 kur pati një ‘sulm të shpërndara të mohimit të shërbimit’ (DDoS) që i atribuohej një ‘organizate kriminale pro-ruse’.


Top Channel

You may also like