Norvegjia i prin tabelës së medaljeve

by admin
Spread the love

Vetëm 28 nga 91 shtete pjesëmarrje kanë fituar medalje deri tani në Lojërat Olimpike Dimërore 2022, që janë duke u mbajtur në Pekin, me Kosovën që nuk është në mesin e tyre.

Pas 13 ditëve të para në lojërat dimërore, Norvegjia i prin tabelës së medaljeve me 13 të arta, 7 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Ajo ndiqet nga Gjermani me 10 të arta, 6 argjendta dhe 5 të bronzta dhe Shtetet e Bashkuara me 8 të arta, 8 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Kosova u përfaqësua në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin nga skitarët Albin Tahiri dhe Kryeziu, por dështoi ta fitojë medaljen e parë olimpike në pjesëmarrjen e saj të dytë në lojërat dimërore.

You may also like