Nocerino: Prisja më tepër nga Juventusi, Vlahovic duhet të shënonte më shumë

by admin
Spread the love

Finalja e Kupës së Italisë po afron dhe në 11 maj Interi dhe Juventusi do të përplasin brirët në Olimpico të Romës. “Zonja e Vjetër” kërkon titullin e parë këtë sezon, pikërisht përballë atyre që i rrëmbyen nga duart superkupën dhe e nxorrën nga gara për titull.

Ndërkohë për situatën e Juventusit ka komentuar edhe ish-mesfushori bardhezi Antonio Nocerino. Ai foli për calciomercato.com ku nuk e fshehu faktin se priste diçka më shumë nga Juventusi këtë sezon.

“Sigurisht që po. Juventusi me organikën që ka së bashku me Interin janë dy skuadrat më të forta të kampionatit. Në fillim të vitit objektivat ishin të ndryshëm dhe për rrjedhojë mund dhe duhej të kishin bërë më shumë.

Vlahovic dhe Zakaria erdhën në janar dhe ne shpresonim për diçka më shumë, gjë që megjithatë nuk ndodhi. E përsëris, me një ekip të tillë ishte e domosdoshme të bëhej më mirë dhe të luftohej për Scudetton.

Në fillim të vitit objektivat ishin të ndryshëm dhe u fol për shkurorëzimin e Interit, më pas erdhën dy lojtarë që kushtuan shumë dhe është e pashmangshme të mos kesh pritshmëri më të mëdha.

Juve doli nga Champions League kundër vendit të nëntë në La Liga dhe në Itali i ka mbetur vetëm Kupa e Italisë dhe kjo është shumë pak për historinë që ka kjo skuadër”.

VLAHOVIC- “Unë e kam parë Vlahovic në Firence dhe tani në Torino po shoh dikë tjetër. Fiorentina luante në një mënyrë të caktuar, sulmonte dhe shënonte gola. Nëse nuk e kam gabim ai shënoi 17 gola në 21 ndeshje me Fiorentinën dhe vetëm 6 me Juventusin.

Me siguri ai nuk ka harruar si të luajë futboll, por diçka nuk shkon. Nuk mendoj se është për shkak të peshës së fanellës, sepse ai është i uritur dhe gjithmonë dëshiron ta tregojë këtë. Paradoksalisht duhet të jetë më e lehtë të shënosh kur je me Juven sesa te Fiorentina sepse gjithmonë luan në gjysmën e fushës së kundërshtarit.

Në Firence ai luanë më pranë portës dhe shënonte më shumë gola, është mëkat ta shohësh në këtë gjendje sepse mund të shënonte më shumë. Te Fiorentina i duhej më shumë kohë për të goditur, tek Juve nga ana tjetër është gjithçka më e lehtë. Prisja diçka më shumë nga të gjithë”. /oversport.tv

www.orlandocitysc.com

You may also like