Nobel i i Paqes 2021, Rusia shpall laureatin “agjent të huaj”!

by admin
Spread the love

Më pak se dy vjet pasi Kremlini e lavdëroi për marrjen e Nobelit të Paqes, Dmitry Muratov, njëri prej gazetarëve më të njohur të Rusisë, iu shtua listës ruse të agjentëve të huaj, vendim ky që merret zakonisht merret kundër kritikëve të Kremlinit.

Muratov, kryeredaktor i gazetës së pavarur ruse Novaya, e fitoi cmimin prestigjoz në 2021-shin. Etiketimi si agjent i huaj sjell veç të tjerash me vete edhe rrezikun e bastisjeve policore dhe masave tjera të ashpra nga ana e autoriteteve ruse. Muratov është ende në Rusi, por shumë shtetas të tjerë rusë të shënjestruar në të njëjtën mënyrë e kanë braktisur vendin që kur Moska nisi luftën në Ukrainë shkurtin e vitit të kaluar.

Argumenti i dhënë prej ministrisë ruse të Drejtësisë ishte se Muratov ka “krijuar dhe shpërndarë material të prodhuar nga agjentët e huaj dhe e ka përdorur për të përhapur opinione negative mbi politikat e jashtme dhe të brendshme të Rusisë”.  Sipas ligjit rus, individët dhe organizatat që marrin fonde prej jashtë, mund të shpallen agjentë të huaj, e kjo potencialisht ua dëmton besueshmërinë në radhët e publikut rus.

Ata që shpallen agjentë të huaj duhet patjetër ta përmendin këtë status në botimet e tyre. Gazeta Novaya dhe Muratov njihen në mbarë botën për raportimet hulumtuese që Kremlini shpesh i ka parë si kritika ndaj tij. Muaj më parë, Muratov e ka vënë në ankand Çmimin e tij Nobel, duke thënë se 103.5 milionët e fituar do t’i dërgonte si ndihma për fëmijët refugjatë nga Ukraina.


Top Channel

You may also like