NJU JORK, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Gjigandi britanik i naftës Shell ka pezulluar të gjitha dërgesat përmes Detit të Kuq për një kohë të pacaktuar pasi sulmet e SHBA dhe Britanisë së Madhe ndaj rebelëve Houthi të Jemenit shkaktuan frikën e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Lajmi u raportua nga WSJ, duke cituar burime të informuara për vendimin.
Vetëm para pak orësh një anije greke u godit gjithashtu në Kanalin e Suezit, por pa pasoja serioze. Pasiguritë për kompanitë tregëtare që operojnë në zonë mbeten të mëdha. /os/