NJU JORK – Unicef: Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për një fëmijë

by admin
Spread the love



NJU JORK 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Më shumë se 5 300 fëmijë palestinezë thuhet se u vranë në Gaza në vetëm 46 ditë, më shumë se 115 në ditë, që përbën 40 për qind të vdekjeve.

”Më shumë se 1 200 të mitur mbeten nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose përndryshe janë të zhdukur”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Unicef-it, Catherine Russell, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke pretenduar ”se Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për një fëmijë”.

“UNICEF-i mirëpret marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit, por që fëmijët të mbijetojnë, që punonjësit humanitar të qëndrojnë dhe të funksionojnë në mënyrë efektive, pauzat humanitare në Gaza thjesht nuk janë të mjaftueshme, nevojitet një armëpushim urgjent për t’i dhënë fund menjëherë kësaj masakre”, shtoi ajo. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakIZRAEL – Gjykata e lartë refuzon ankesën kundër marrëveshjes së pengjeve


You may also like