NJU-JORK – OKB seancë të jashtëzakonshme për aneksimin e rajoneve ukrainase

by admin
Spread the love

NJU JORK, 5 tetor /ATSH-DPA/- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka vendosur të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga e hëna e ardhshme, për të diskutuar aneksimin e katër rajoneve lindore të Ukrainës nga Rusia, sipas një letre dërguar të martën 194 vendeve anëtare, nga organi më i madh i OKB-së.

Sipas diplomatëve, gjatë diskutimeve do të ketë edhe një votim për një rezolutë që dënon aktet e Moskës. Është e paqartë nëse votimi do të bëhet apo jo të hënën, duke marrë parasysh numrin potencialisht të lartë të pjesëmarrësve që do të mbajnë fjalime.

Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të ngjashme të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, organi më i fuqishëm i OKB-së, që përmban 15 anëtarë. Kina, India, Brazili dhe Gaboni abstenuan.

Në mars, asambleja hodhi poshtë pushtimin rus të Ukrainës me një shumicë rekord prej 141 votash dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, 100 shtete anëtare miratuan një rezolutë që theksonte integritetin territorial të Ukrainës.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like