NJU JORK – OKB: Refugjatët ukrainas nuk duhet të detyrohen të shkojnë në Rusi

by admin
Spread the love

NJU JORK, 7 mars /ATSH-DPA/- Një propozim rus për korridoret humanitare që do të drejtonin njerëzit nga Ukraina drejt Rusisë është pritur me kritika nga Kombet e Bashkuara.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të jenë në gjendje të zgjedhin se ku do të shkojnë dhe ku është e sigurt”, tha sot zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në Nju Jork.

Dujarric tha se OKB-ja ishte në kontakt me autoritetet ruse dhe ukrainase për të siguruar largimin e civilëve.

Rusia shpalli më herët një armëpushim në mënyrë që njerëzit nga qytete si, Kievi dhe Mariupol të mund të largoheshin të sigurt.

Por ata do të shkonin drejt Rusisë, një propozim të cilin Ukraina e ka kundërshtuar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like