NJU JORK – OKB: Ndjekje penale për punonjësit e përfshirë në akte terrorizmi

by admin
Spread the love



NJU JORK, 28 janar /ATSH-MIA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse për vendosjen para përgjegjësisë të çdo punonjësi të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në akte terroriste.

“Çdo punonjës i Kombeve të Bashkuara i përfshirë në akte terroriste do të mbahet përgjegjës, duke përfshirë ndjekjen penale”, deklaroi Guterres.

Shefi i OKB-së konfirmoi se 12 punonjës të UNRËA në Gaza janë prekur nga këto “akuza jashtëzakonisht të rënda”, të cilat janë objekt i një hetimi të brendshëm të OKB-së.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKoçiu kafe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë


You may also like