NJU JORK – OKB: Më shumë se 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga sulmet izraelite

by admin
Spread the love



NJU JORK, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se rreth 1,9 milion njerëz, që korrespondojnë me më shumë se 80 për qind të popullsisë, janë zhvendosur nga sulmet izraelite në Gaza.

Në një deklaratë nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNWRA), thuhet se 1,9 milion njerëz, ekuivalent me më shumë se 80 për qind të popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Në deklaratë thuhet se 111 punonjës të UNRWA-s kanë humbur jetën në sulmet izraelite që nga 7 tetori dhe se 1,2 milionë njerëz të zhvendosur janë strehuar në 156 qendra të UNRWA-s deri më 2 dhjetor.

Nga ana tjetër, u theksua se 85 qendra të UNRWA-s kanë qenë 117 herë në shënjestër të sulmeve që nga 7 tetori, 30 qendra janë goditur drejtpërdrejt dhe 55 qendra kanë marrë dëme dytësore.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Shqipëria është tashmë në një nivel tjetër


You may also like