NJU JORK – OKB: Mbi 20 milionë të prekur nga kriza e urisë në Sudan

by admin
Spread the love

VJENË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Luftimet në Sudan kanë shkaktuar një krizë të rëndë urie për 20.3 milionë njerëz, sipas një deklarate nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) të premten.

“Nga 46 milionë banorët e vendit, rreth 6.3 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit”, tha Eddie Rowe, përfaqësues i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), në Sudan.

“Që nga shpërthimi i luftimeve në prill, konflikti është bërë më i përhapur dhe dhënia e ndihmës për popullatën më e vështirë”, tha Rowe.

Ai u bëri thirrje palëve të konfliktit të lehtësojnë dhënien e ndihmës. Javën e kaluar, WFP pati sukses për herë të parë në sjelljen e ushqimit në shtetin kryesisht të prekur të Darfurit Perëndimor, në kufirin me Çadin.

Rowe e përshkroi situatën në Darfurin Perëndimor dhe Qendror si “katastrofike”, duke thënë se shumica e burrave në fshatrat në Darfurin Perëndimor ishin të vdekur, të plagosur ose të zhdukur, duke i lënë familjet të kujdeseshin për veten e tyre.

“Këto familje mezi po mbijetojnë”, tha Rowe.

Lufta shpërtheu në Sudan në mes të prillit pas një lufte të gjatë për pushtet midis presidentit de fakto Abdel Fattah al-Burhan dhe zëvendëspresidentit Mohammed Hamdan Daglo. Dy gjeneralët fillimisht morën pushtetin së bashku në vitin 2021, por më pas u bënë rivalë.

Luftimet janë të përqendruara në Khartoum dhe qytetet fqinje, si dhe në rajonin Darfur në perëndim të vendit.

Palët në konflikt shpesh luftojnë pranë zonave të banuara.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like