NJU JORK – OKB: Krizë e paprecedentë ushqimore, 30 milionë fëmijë të kequshqyer

by admin
Spread the love

ROMË, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Konfliktet e armatosura, efektet e ndryshimeve klimatike dhe pandemia, kostoja në rritje e jetesës po shkaktojnë një krizë të paprecedentë ushqimore, e cila ka çuar mbi 30 milionë fëmijë në kequshqyerje akute, 8 prej të cilëve janë rëndë.

Ky është alarmi i ngritur në një notë të përbashkët nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara: FAO, UNHCR, Unicef, OBSH, Programi Botëror i Ushqimit.

“Kjo situatë ka të ngjarë të përkeqësohet më tej në vitin 2023. Ne duhet të sigurojmë aksesin e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët e vegjël, vajzat dhe gratë shtatzëna dhe ato që ushqehen me gji”, tha drejtori i FAO, QU Dongyu.

Alarmi ka të bëjë kryesisht me pesëmbëdhjetë vende: Afganistani, Burkina Faso, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Haiti, Kenia, Madagaskari, Mali, Nigeri, Nigeria, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani dhe Jemeni.

“Ajo që po shpaloset sot, janë “kriza kaskade” që po lënë miliona fëmijë të kequshqyer dhe e kanë bërë më të vështirë për ta aksesin e shërbimeve thelbësore.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like