NJU-JORK – OKB kritikon planet e Rusisë për referendum, luftën dhe kërcënimin bërthamor

by admin
Spread the love

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe diplomatë të lartë thanë në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit se lufta në Ukrainë kishte shkaktuar vuajtje dhe shkatërrime të papërshkrueshme.

“Zhvillimet e fundit janë të rrezikshme dhe shqetësuese. Ideja e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme, është bërë objekt debati”,tha Guterres.

“Jam thellësisht i shqetësuar për planet për të organizuar të ashtuquajturat “referendume” në zonat e Ukrainës që aktualisht nuk janë nën kontrollin e qeverisë.

“Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër që rezulton nga kërcënimi ose përdorimi i forcës është një shkelje e Kartës së OKB-së dhe e ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock kërkoi ndalimin e referendumeve të planifikuara duke i bërë thirrje edhe një herë presidentit rus, Vladimir Putin të ndalojë luftën e tij kundër Ukrainës.

Baerbock gjithashtu kritikoi Rusinë për nxitjen e krizës së urisë nëpër botë, me politikat e saj të grurit.

Ministrja gjermane Baerbock dhe diplomatë të tjerë kritikuan ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për largimin nga takimi menjëherë pas fjalimit të tij, në të cilin ai akuzoi Perëndimin për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë pasi qeveritë kanë mbështetur Kievin me armatime.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like