NJU-JORK – Kuleba: Rusia nuk është e interesuar për bisedimet e paqes

by admin
Spread the love

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-DPA/- Rusia nuk ka interes të zhvillojë bisedime për paqen me Kievin për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt, njoftoi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork.

“Udhëheqja ruse po kërkon vetëm një zgjidhje ushtarake”, tha Kuleba. Ai gjithashtu akuzoi diplomatët rusë për një “nivel të jashtëzakonshëm gënjeshtrash”.

Kuleba shtoi se vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të mobilizuar pjesërisht trupat rezervë të forcave të armatosura është një “pranim i humbjes”.

“Putini shpalli një mobilizim, por ajo që ai me të vërtetë shpalli para gjithë botës ishte humbja e tij. Ju mund të thërrisni në detyrë 300 000 ose 500 000 ushtarë, por nuk do ta fitoni kurrë këtë luftë”, tha Kuleba. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni sanksionon zyrtarët iranianë të sigurisë pas vdekjes së një gruaje në paraburgim

You may also like