Njohësit politik: Vizitat jashtë vendit të krerëve shtetëror të padobishme për Kosovën

by admin
Spread the love

Vizitat e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani jashtë vendit nuk po shihen si të frytshme për Kosovën nga njohësit e çështjeve politike.

Sipas tyre këto vizita nuk janë
duke dhënë ndonjë rezultat konkret të sjelljen e njohjeve nga vendet anëtare të
BE-së, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare si dhe liberalizimi i vizave për
Kosovën.

Analisti Arbnor Sadiku tha se
vizitat e udhëheqësve shtetëror janë pa rezultate konkrete në kuptimin e
njohjeve të reja për Kosovën dhe bashkëpunimit me vendet e huaja, duke i
quajtur këto takime si vizita kurtoazie.

Ai u shpreh se është koha që krerët
institucional duhet të fuqizojnë bashkëpunimin.

“Faktikisht kanë qenë më tepër
disa vizita kurtoazie në vendet e ndryshme të botës dhe Evropës, por siç e dini
edhe ju nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret në kuptimin e njohjeve të reja për
Kosovën apo thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe vendeve të rajonit apo
edhe atyre të BE-së. Siç e dini edhe ju më tepër kanë qenë disa vizita kurtoazie,
pjesëmarrja më disa varrime të burrështetasve të ndryshëm siç ishte ai në
Japoni dhe përkundër faktit që Kosova gjendet në një situatë jashtëzakonisht të
keqe sociale, prandaj është koha e fundit që bashkërendimi i krerëve
institucional të jetë më i madh dhe të fuqizojnë lobimin sikur që kanë qenë pas
pavarësisë së Kosovës veçanërisht në ShBA dhe vendet kryesore të BE-së, siç është
Gjermania dhe Franca”, tha ai.

Sadiku ndër të tjera tha se mos
liberalizimi i vizave për Kosovën do të duhej të ishte mjaftë shqetësues për
krerët shtetëror duke marrë parasysh që Kosova është vendi më i izoluar në
Ballkan.

Ai shtoi se institucionet duhet të
bashkërendojnë aktivitetet që të sigurojnë njohjet e 5 vendeve të BE-së.

“Përveç mos pasjes së
njohjeve Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave është vendi më i izoluar në
Ballkanin Perëndimor, dhe kjo do të duhej të ishte shqetësuese për krerët e
institucioneve sepse kjo është mjaftë problematike për qytetarët shkurja nëpër
ambasada, pritja me orë të tëra për të kompletuar dokumentacionin, për të marr
viza është vërtet shqetësuese dhe është koha e fundit që gjithë krerët e
institucioneve të bashkërendojnë me fuqitë e tyre politike dhe vendimmarrëse që
ta reprezentojnë Kosovën më mirë në forume ndërkombëtare dhe sigurojnë
disa  njohje të paktën nga 5 vendet të
cilat nuk e kanë njohur Kosovën”, tha Sadiku.

Edhe analisti, Fidan Ukaj, tha se
vizita e fundit të kryeministrit Albin Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
ishte vizitë rekreative sepse sipas tij, Kosova nuk ka fituar as një gjë nga
kjo vizitë.

“Në të kaluarën e kemi pasur
kritika nga opozita se liderët institucional nuk po ftohen nga liderët botëror
dhe nuk kanë viyita nëpër vende të ndryshme si në BE e ShBA, dhe e dëgjuam
deklaratën e famshme të kryeministrit Kurti i cili tha që do të shkoj në një
vizitë afatgjate në ShBA. Ndodhi vizita e tij, Kurti ishte në ShBA mirëpo në përfundim
të kësaj vizite u pa se kjo ishte një vizitë e ashtu është quajtur vizitë
rekreative, sepse ne nuk morëm asgjë nga ajo vizitë, mirëpo edhe në pasqyrim të
vizitës që ne e kemi parë të Kurtit, më shumë ishin takime me disa kompani që
tashmë nuk i kemi prezentë ose edhe me bashkatdhetarë, e as se si takime të rëndësishme
qoftë në shtëpinë e bardh ose me zyrtarë të lartë të shteti”, tha Ukaj.

Ukaj po ashtu tha se edhe vizitat
e presidentes Vjosa Osmani kanë qenë me rezultate minimale.

Madje sipas tij, këto vizita kanë
qenë ma shumë për konsum për të treguar që krerët institucional po takohen me
liderë të huaj.

Ai po ashtu tha se edhe
kryeministri edhe presidentja në vend të bashkëpunimit për tema sociale me
opozitën ata e kanë kthyer atë në një luftë të brendshme duke i bërë dëm të madh
Kosovës.

“Po ashtu edhe presidentja ka
pasur disa vizita në vendet e ndryshme të botës, mirëpo siç duket prapë se
prapë rezultatet janë minimale, të mos themi zero sepse kjo duhet të përkthehet
në rezultate, qoftë në thithjen e investimeve apo edhe në anëtarësim në
organizatat të ndryshme që janë shumë të rëndësishme për Kosovën, ose edhe me
njihje të reja dhe ne nuk kemi njohje të reja, nuk kemi anëtarësim në
organizata ndërkombëtare kjo i bie që vizitat kanë qenë ma shumë për konsum për
me tregu që krerët institucional  kanë
vizita jashtë vendit mirëpo rezultatet siç duken janë minimale për të mos thënë
zero”.

“Ne kemi parë edhe kryeministrin ose edhe presidenten, në vend që të ofrojnë opozitën, të bashkëpunojnë sidomos për tema nacionale këta liderë politik e kanë kthyer në një luftë të brendshme çka dëmi më i madh është duke iu bërë Kosovës”, tha ai.

You may also like