Njihuni me “Tokën” e dytë, planeti ku NASA mendon se mund të ketë jetë aliene (VIDEO)

by admin
Spread the love
Ilustrim artistik

Kjo është “Toka e dytë”, 100 vite dritë larg nga ne. Një mision i NASA-s ka zbuluar një ekzoplanet në orbitën e një ylli të vogël, që ka formacione shkëmbore dhe një madhësi 95 për qind sa planeti ynë.

Trupi qiellor i emërtuar “TOI 700 e”, ekziston në një zonë që mund të mbështesë jetën e gjallesave, pra ka distancën e duhur nga Dielli i saj që mundëson formimin e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e tij. Një tjetër planet në atë sistem hapësinor, i zbuluar në 2020 dhe i emërtuar “TOI 700 d”, ka gjithashtu madhësinë e Tokës sonë.

Shkencëtarët nga misioni TESS i NASA-s thanë se prezenca potenciale e ujit sugjeron që në këto planetë mund të jenë në një pikë të historisë së tyre dhe mund të kenë pasur kushte për zhvillimin e jetës.

Të dy ekzoplanetët që janë në “zonën e jetës” të Diellit të tyre, planetët D dhe E, kryejnë një rrotullim të plotë përreth vetes për 37 ditë dhe 28 ditë, respektivisht.

Misioni TESS i NASA-s nisi punën në vitin 2018 për të monitoruar yjet më të shndritshëm dhe trajektoret e tyre në qiellin jugor dhe verior, ndërsa ka bërë ndër zbulimet më të rëndësishme në drejtimin e pyetjes më të madhe të njerëzimit: nëse ka ose jo jetë përtej planetit tonë, Tokë.

You may also like