“Njihemi shumë herët”, Bushati nxjerr prapaskenat e përplasjeve të saja me Kreshnik Çollakun

by admin
Spread the love

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati foli sot në emisionin ‘Breaking’ edhe për përplasjen e saj me deputetin Kreshnik Çollakun në lidhje me mbështetjen pro Bashës.

Deklarata e Bushatit:

” Kam qenë që në 2017 kundër Bashës, por s’kemi pasur forcën e duhur, është e qartë se z.Berisha për katër muaj arriti të sjellë dhe ta kthejë PD në një organizëm të gjallë.

Njihemi me z. Çollakun herët me të, për shkak të angazhimit në PD, e njoh që në vitin ’98, kur aderonim në Forumin Rinor të PD-ës. Me zotin Çollaku ishim bashkë në 2017 kur kërkuam dorëheqjen e Bashës. Ajo që na ndau rrugës me Çollakun është se ne i qëndruam kritikat, ndërsa ai mbajti pozicionin e heshtjes, e mbase për këtë shkak edhe u shpërblye në një farë mënyrë duke u vendosur deputet për qarkun e Dibrës”, u shpreh Bushati.

You may also like