Njëmbëdhjetë vjet nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës

by admin
Spread the love

Në ditën e sotme para 11 viteve në Liqenin e Smillkovës janë vrarë Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqeski, Cvetanqo Ackovski dhe Kire Tërpovski, si dhe peshkatari Borçe Stevkovski.

Në procesin gjyqësor për rastin e njohur si “Monstra”, me burg të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq. I akuzuari Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Haki Aziri me 9 vite. Aktgjykim lirues për shkak të mungesës së provave mori vetëm i akuzuari Sami Luta.

Gjykimi për “Monstrën” filloi më 20 dhjetor në vitin 2012. Në qershor të vitit 2014, gjashtë të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm. Më 24 nëntor të vitit 2017, Gjykata supreme e ka hequr aktgjykimin dhe procesin e ka kthyer në gjykim të sërishëm, ndërsa të dënuarit janë liruar nga paraburgimi.

Hapja e sërishme e rastit vijoi pas publikimit të materialeve të përgjuara, të a.q. bomba nga ana e opozitës në vitin 2015. Rastin e ka ndërmarrë PSP dhe gjykimi filloi prej në fillim në maj të vitit 2018. Ndërkohë, PSP është hequr, por prokurorët e njëjtë vazhduan ta udhëheqin rastin.

Pas dënimeve të shqiptuara, pesë të dënuarit në rastin “Monstra” kanë parashtruar ankesa, por Gjykata e Apelit në shtator të vitit të kaluar i ka refuzuar si të pabaza dhe i ka konfirmuar aktgjykimet e shkallës së parë.

Janë organizuar protesta të farefisit dhe miqve të të dënuarve, ndërsa politikanë dhe subjekte poltiike paralajmëruan hetim ndërkombëtar për rastin.

You may also like