Një tjetër miqësore për Shqipërinë, kuqezinjtë do të ndeshen edhe me Katarin

by admin
Spread the love

Shqipëria ka zyrtarizuar deri më tani 3 miqësore që do të zhvillojë përgjatë muajit tetor dhe nëntor. Në ndalesën e kombëtareve, kuqezinjtë do të përballen më 26 tetor me Arabinë Saudite, më pas me Italinë më 16 nëntor në një miqësore luksi, si dhe më 19 ndaj Armenisë.

Megjithatë, burime pranë Oversport kanë zbuluar edhe një tjetër miqësore që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë gjatë muajit nëntor. Të besuarit e Edoardo Rejas do të përballen me Katarin më 9 nëntor në nëj tjetër sfidë miqësore.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë fushatë miqësoresh. Megjithatë, ende nuk ka ardhur një njoftim zyrtar, por Shqipëria pritet të ndeshet me Katarin në fillimin e muajit nëntor, përpara dy sfidave ndaj Italisë dhe Armenisë. /oversport.tv

You may also like