Një tjetër lojtar largohet nga Liverpool, arrihet marrëveshja me klubin francez

by admin
Spread the love

Takumi Minamino nuk do të jetë më pjesë e Liverpoolit për sezonin e ardhshëm. Lojtari japonez nuk ka gjetur shumë hapësirë në radhët e Jurgen Klopp dhe ka kërkuar një transferim diku ku mund të gjejë më shumë hapësirë.

Nga kjo situatë ka përfituar klubi francez i Monacos i cili ka arritur një marrëveshje totale për japonezin. Sipas mediave angleze mungon vetëm zyrtarizimi i cili pritet të vijë në ditët në vazhdim.

Minamino do të transferohet kështu në Francë te Monaco për shifrën e 15 milionë eurove plus tre të tjera në formë bonusi që lidhen me performancën e lojtarit. Akord total edhe me lojtarin për kushtet e kontratës. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like