Një tjetër batalion i NATO-s në gatishmëri për Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

Të dielën NATO theksoi përkushtimin “të palëkundur” të KFOR-it në misionin e këtyre forcave në Kosovë, në kohën kur tensionet në atë vend po rriten pas arrestimit të tre policëve të Kosovës.

“Angazhimi i KFOR-it të NATO-s për zbatimin e mandatit është i palëkundur,” siç dëshmohet nga dërgimi i 500 ushtarëve shtesë, tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku.

“Edhe një herë, ne i kujtojmë të gjitha palëve për detyrimet e tyre ndaj KFOR-it,” shtoi ajo në Tëitter, raportoi AFP.

Forcat e KFOR-it në Kosovë janë shtuar në 4000 ushtarë pasi dy javë më parë u përforcuan me 500 të tjerë nga Turqia, pas trazirave ku serbë të dhunshëm plagosën disa dhjetëra trupa të KFOR-it.

Një batalion tjetër është në gatishmëri dhe mund të dërgohet nëse është e nevojshme. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like