Një titull i paharrueshëm, Pioli bën tatuazh trofeun e fituar me Milanin

by admin
Spread the love

Një titull kampion shumë i kërkuar prej tij, por edhe totalisht i merituar. Stefano Pioli fitoi trofeun e tij të parë të Serie A në karrierë dhe data 22 maj do të mbetet gjatë në memorien e teknikut kuqezi.

I dashuruar me këtë arritje Stefano Pioli e ka bërë edhe tatuazh titullin. Flamuri i Italisë bashkë me numrin 19 (titulli i 19 i Milanit në Serie A) tashmë është ngulitur në krahun e majtë të Piolit dhe do të qëndrojë atyre përgjatë gjithë kohës.

Një gjest që tregon shumë për këtë arritje të Piolit që në fillimet e tij me Milanin askush nuk besoi se do të bënte realitet ëndrrën e tifozëve kuqezi. Megjithatë, Pioli tashmë është futur në histori dhe në zemrat e milanistëve, ndërsa tatuazhi për momentin është thjeshtë qershia mbi tortë. /oversport.tv

You may also like