Një sukses tjetër për filmin kosovar “Pa Vend”

by admin
Spread the love

Filmi “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda është shpallur filmi më i mirë i shkurtër në edicionin e 33-të të Festivalit të Filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim të shpërndarë në Facebook, duke e cilësuar si një lajm fantastik për kinematografinë kosovare.

“Edhe një lajm fantastik. “Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema”, thuhet në njoftim të tyre.

I njëjti theksoi se për filmin ka pasur përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit.


You may also like