Një sistem më i mirë për mbrojtje sociale ndihmon Kosovën ta promovojë kapitalin njerëzor

by admin
Spread the love

Kosovës i duhet t’i reformojë programet e saj për mbrojtje sociale.

Kështu vlerësohet nga një analizë e re e situatës e financuar nga BE-ja dhe e prodhuar nga Banka Botërore, me anë të së cilës synohet të reduktohet varfëria dhe të sillen përmirësime në ekuitet dhe kapital njerëzor.

“Në vitet e ardhshme Kosova do të përfitojë nga popullata në rritje e të rinjve, por për t’i korrur përfitimet kërkohen investime në kapitalin njerëzor, duke promovuar punësimin dhe duke mbrojtur më të cenueshmit”, ka thënë Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një sistem i fortë për mbrojtje sociale mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e krijimit të vendeve të punës.”

Derisa për Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Prishtinë, nxitja e përfshirjes sociale dhe luftimi i varfërisë janë vlerat thelbësore të BE-së dhe ne përpiqemi për një ekonomi sociale të tregut që kujdeset për më të brishtët dhe nuk lë askënd prapa.

“Teksa Kosova shpenzon shuma të konsiderueshme parash për mbrojtjen sociale, alokimet për përfituesit e skemave të ndryshme të mbrojtjes sociale nuk janë adekuate dhe me ekuitet, si dhe krijojnë pabarazi. Prandaj, është koha që qeveria ta reformojë sistemin për mbrojtje sociale dhe ta përdorë atë për ta zhdukur varfërinë, për të rritur punësueshmërinë, si dhe për të ofruar kushte të mira jetese për të gjithë”.

Analiza thekson se shpenzimet për shërbimet sociale janë shpërpjestimisht të ulëta dhe që Kosova gjithashtu shpenzon pak për politikat e punësimit dhe tregut të punës.

 

You may also like