“Një regjizor për çmimin Oscar”, Pirlo nderohet nga federata italiane  

by admin
Spread the love

“Një regjizor për çmimin Oscar”. Kështu e ka nisur shkrimin e saj FIGC e cila nëpërmjet një postimini në faqen zyrtare komunikoi se Andrea Pirlo ka hyrë në historinë e futbollit italian edhe me një çmim.

Federata Italiane e Futbollit i ka dhënë atij çmimin “Hall of Fame” për futbollin italian. Kështu ai bashkohet me shumë yje të tjerë italianë, si një nga lojtarët më të rëndësishëm për Serie A dhe kombëtaren e kaltër.

“Është një emocion i madh të hysh në “Hall of Fame” të futbollit italian, është një nder i madh”, nisi fjalët e tij Pirlo pas çmimit.

“Nuk e di ende se çfarë do të sjell në muze për ta vendosur, shtoi ai, do të zgjedh ndoshta një fanellë, topa ose sende të tjera që kam në shtëpi. Muzeu i Futbollit është një vend i bukur, ku të gjithë mund të rijetojmë emocionet e së shkuarës, me shpresën që së shpejti të shtohen trofe të rinj për t’u parë”, tha ndër të tjera Pirlo. /oversport.tv

Foto: juventus.com

You may also like