Një objekt i “frikshëm” zbulohet në Rrugën e Qumështit

by admin
Spread the love

Shkencëtarët australianë  këtë të enjte kanë bërë me dije  se kanë zbuluar një objekt rrotullues të panjohur në Rrugën e Qumështit, në galaktikën ku gjendet sistemi ynë diellor.

Nga të dhënat që ato disponojnë pretendojnë se një objekt i tillë nuk është zbuluar më parë. Mediat e huaja bëjnë me dije se objekti fillimisht u zbulua nga një student universitar dhe është parë se ka liruar një shpërthim të madh të radio-energjisë, që ka zgjatur për një minutë të plotë, dhe ka ndodhur çdo 18 minuta.

Objekte që lëshojnë energji në Univers dokumentohen shumë shpesh. Por, hulumtuesit thanë se është shumë e pazakonshme që një objekt të lëshojë energji për një minutë të plotë.

Ekipi i shkencëtarëve tha se po kryen hulumtime të mëtejme për të kuptuar se pse ka ndodhur kjo. Objekti fillimisht u zbulua nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O’Doherty. Ai kishte përdorur një teleskop dhe një teknikë të re, që e ka zhvilluar vetë, kur e ka detektuar këtë objekt.

O’Doherty ishte pjesë e ekipit të udhëhequr nga astrofizikantja Natasha Hurley-Ëalker nga Universiteti Curtin dhe nga Qendra Kombëtare për Kërkime të Radio Astronomisë (ICRAR).

Gjatë vëzhgimeve tona disa orëshe objekti u zhduk dhe u shfaq disa herë”, citohet të ketë thënë ajo në një deklaratë për media të lëshuar nga ICRAR.

Ndërkohë objektet që ndizen dhe fiken në Univers nuk janë gjë e re për astronomët. Ata përdorin termin “transients” për këto objekte.Por, lirimi i energjisë për një minutë të plotë nga objekti i zbuluar ishte diçka “e çuditshme”, tha astrofizikantja, Gemma Anderson.

Lexo lajme interesante

You may also like