Një nxënësi në shkollën “Hajdar Dushi” në Gjakovë i konfiskohet arma në klasë

by admin
Spread the love

Policia një nxënësi në shkollën “Hajdar Dushi” në Gjakovë ia ka gjetur një armë dhe një thikë, ato më pasë janë konfiskuar nga i mituri.

Në njoftimin e PK-së thuhet se në klasë ishin gjetur edhe shtatë fishek të kalibrit nëntë milimetra.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar për krime të renda, është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshastin Babloq të Deçanit, me ç’rast, është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me gazë e llojit Gamo PT80, si dhe 14 fishek të kalibrit 9mm”.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar për 24 orë në Qendrën e Ndalimit Policor në Gjakovë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

You may also like