“Një natë e fortë për demokratët”, Biden për zgjedhjet: Të lira dhe të ndershme

by admin
Spread the love

Presidenti Joe Biden përsëriti se dita e zgjedhjeve ishte një “ditë e mirë për Amerikën” dhe “një natë e fortë për demokratët”.

“E marta ishte një ditë e mirë për Amerikën, një ditë e mirë për demokracinë. Dhe ishte një natë e fortë për demokratët”, tha Biden.

Ai i falënderoi ata për besimin në vend dhe për luftën për të pasur “zgjedhje të lira dhe të ndershme” në vend, sipas CNN.

Presidenti vuri në dukje sondazhet që parashikonin humbje të mëdha për partinë e tij përpara zgjedhjeve, duke thënë, “njerëz ja që nuk ndodhi”, dhe mbrojtur suksesin e demokratëve që mbajtën vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe fituan postet guvernator në të gjithë vendin.

“Ishin zgjedhjet e para kombëtare që nga 6 janari dhe kishte shumë shqetësime nëse demokracia do ta kalonte provën – u bë, u bë, u bë”,  tha ai duke iu referuar kryengritjes së vitit 2021 në Kapitol.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila gjithashtu po fliste në këtë ngjarje, i bëri jehonë mesazhit të presidentit, duke thënë se “ndërsa jemi mbledhur këtu, votat janë ende duke u numëruar, por është e qartë se puna juaj dërgoi një mesazh për të gjithë botën: demokracia është e paprekur”.

Ajo tha se disa demokratë e disa republikanë fituan dhe “kjo është ajo që ndodh” kur miliona njerëz votojnë në “zgjedhje të lira dhe të ndershme”.


Top Channel

You may also like