një murale për vajzën e “trurit të Putinit” – Shqip

by admin
Spread the love

Një mural kushtuar Daria Dugin, gazetares dhe vajzës së ideologut rus Aleksandër Dugin, i cili konsiderohet si një nga këshilltarët më të afërt të Vladimir Putinit, është shfaqur nën urën Branko në Beograd.

Dugin vdiq fundjavën e kaluar, pasi një mjet shpërthyes u aktivizua në makinën ku ajo ishte.

Krahas imazhit të Dugin ka edhe një mesazh të shkruar në rusisht: “Vdekja e vajzës ruse që fluturoi në qiell me flokë të bardha dhe shi gushti”.

Vrasja e Daria Dugin ngriti furtunë në opinionin rus, veçanërisht në regjimin e Putinit, sepse besohet se ajo vdiq gabimisht dhe se objektivi i vërtetë ishte babai i saj dhe bashkëpunëtori i Putinit.

Publiku e quan ndër të tjera “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, për shkak të ndikimit të madh që pretendohet se ka tek presidenti i Rusisë.

Vetë Putin foli për këtë vrasje pasi e quajti Dugin një “patriot rus”.

Një ditë pas vrasjes, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse njoftoi se krimi ishte kryer nga shërbimet speciale të Ukrainës, dhe se autor e vrasjes dyshohet se ishte shtetasja ukrainase Natalia Vovk, 43 vjeçe.

Por Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast, duke thënë se propaganda ruse jeton në një botë imagjinare. /tesheshi.com/

You may also like