Një komandant turk në krye të KFOR-it – Shqip

by admin
Spread the love

Në prag të inaugurimit të komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti të martën gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutas i shoqëruar nga komandanti italian në largim, gjeneralmajor Angelo Michelo Ristucci, raporton Anadolu.

Presidentja Osmani shprehu besim të plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneralmajor Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Gjatë takimit, Osmani theksoi nevojën e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, me qëllim të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ajo e prezantoi komandantin e ardhshëm të KFOR-it me sfidat e sigurisë “të shkaktuara nga strukturat ilegale në veri të vendit, të udhëhequra nga Serbia, të cilat udhëhoqën sulmet ndaj anëtarëve të KFOR-it më 29 maj, si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë dhe gazetarëve të Kosovës”.

Gjeneralmajor turk Ulutas do të marrë komandën njëvjeçare të KFOR-it në tetor. Kjo do të jetë hera e parë që një zyrtar ushtarak turk komandon një mision paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që nga viti 1999. /tesheshi.com/

You may also like