Një i vdekur dhe tre të lënduar, bilanci i aksidentit tragjik në autostradën Kumanovë-Tabanoc

by admin
Spread the love

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë-Tabanoc.

“Në ora 20:30, në SPB Kumanovë është raportuar një aksident trafiku në autostradën Kumanovë-Tabanovcë, në të cilin janë përfshirë tri vetura “golf”, “polo” dhe “bmv”. Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Kumanovës. Vijon hetimi, informojnë nga SPB Kumanovë.

Nga Qendra e Urgjencës në Kumanovë informuan se njëri nga të lënduarit për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

MARKETING



You may also like