Një i arrestuar për planifikimin e vrasjes së Zelenskyyt – Shqip

by admin
Spread the love

Një polak është arrestuar dhe është akuzuar për planifikimin e vrasjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton BBC.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Polaku për këtë plan kishte ndihmën e inteligjencës ruse, transmeton gazeta online Reporteri.net.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Prokuroria polake ka bërë të ditur se i dyshuari me emrin Pawel K, ishte angazhuar në mbledhjen e informacioneve për aeroportin në Poloni që përdorej nga presidenti i Ukrainës.

Ai është arrestuar në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca ukrainase.

Në rast se shpallet fajtor, ai mund të dënohet me tetë vjet burgim. I dyshuari është në paraburgim.

Sipas prokurorisë polake, Pawel K ishte në kontakt direkt me rusët e përfshirë në luftën në Ukrainë.

Aeroporti Rzeszow-Jasionka ishte i vogël para fillimit të luftës, por është bërë i rëndësishëm për Ukrainën pas fillimit të pushtimit nga Rusia.

Është kyç në furnizimin me armatim të Ukrainës nga Perëndimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like