Një Hënë e Plotë dhe shumë emocione, ç’do t’ju ndodhë këtë javë sipas shenjës së horoskopit – Shqip

by admin
Spread the love

Hëna e plotë të martën na ndihmon të ndajmë mendimet, emocionet dhe dëshirat tona të reja me njerëzit që kanë nevojë t’i dëgjojnë ato.

Dashi – Duke nisur nga e hëna fjalët tuaja do të rrjedhin bukur, ndaj thuajeni atë që duhet të thoni. Një hënë e plotë të martën zgjeron horizontet tuaja dhe ju ndihmon të mësoni si të keni një jetë më të suksesshme. Lidhja Venus-Saturn e së shtunës dëshiron që ju të gjeni përkushtim dhe përgjegjësi.

Demi – Këtë javë do të veproni më shumë sesa do flisni. Hëna e Plotë të martën është pasionante, intime, ndaj bëhuni kurioz dhe eksperientoni me botën tuaj erotike. Lidhja Venus-Saturn e së shtunës dëshiron që ju të ngrini nivelin e aftësive tuaja relacionale; çfarë duhet të mësoni të bëni në mënyrë që të zhvilloni një lidhje domethënëse?

Binjakët – Mërkuri rihyn në shenjën tuaj të hënën dhe aftësitë tuaja të komunikimit do të jenë më të mprehta dhe më fleksibël se kurrë. Një Hënë e Plotë të martën fton, thellon ose plotëson një dinamikë marrëdhëniesh për mirë. LidhjaVenus-Saturn e së shtunës dëshiron që ju të hiqni dorë nga ajo që nuk ju shërben më dhe të keni besim se diçka më e mirë po vjen!

Gaforrja – Mërkuri këtë javë ju ndihmon të përfundoni ose të lini ngadalë rrethanat që ju mbajnë të mbërthyer. Një Hënë e Plotë të martën do që ju të bëni një hap të vogël drejt një zakoni që ju ndihmon me mirëqenien. LidhjaVenus-Saturn e së shtunës dëshiron që ju të jeni më të ndjeshëm me miqtë tuaj!

Luani – Mërkuri këtë javë ju rilidh me miqtë tuaj më besnikë. Një Hënë e Plotë të martën dëshiron që ju të gjeni fuqinë dhe forcën në dobësinë tuaj. Ndani atë që keni në zemër! Lidhja Venus-Saturn e së shtunës ju ndihmon të gjeni reciprocitet në marrëdhëniet tuaja profesionale.

Virgjëresha – Mërkuri këtë javë do t’ju bëjë të jeni edhe më ambicioz, më të motivuar dhe me mendime kritike në punë. Një Hënë e Plotë të martën ju lidh me kontekstet tuaja për sigurinë emocionale, shtëpinë, familjen dhe përkatësinë. Lidhja Venus-Saturn i së shtunës ju ndihmon të mbani ekuilibrin dhe t’i shihni situatat nga të dyja anët!

Peshorja – Këtë javë me mençuri do transformoni shpejt fushat e jetës suaj për sukses. Hëna e Plotë e së martës dëshiron që ju të flisni më aktivisht, drejtpërdrejt dhe qartë për mirëkuptim. Lidhja Venus-Saturn e së shtunës ju ndihmon të ndiheni të sigurt kur përjetoni kënaqësi dhe intimitet seksual!

Akrepi – Ji i guximshëm, këtë javë do të doni të rrezikoni për të kuptuar se kujt mund t’i besoni dhe pse. Hëna e Plotë e së martës dëshiron që ju të zhyteni në mençurinë e trupit tuaj dhe të jini në kontakt me të. Lidhja Venus-Saturn e së shtunës ju ndihmon të kontrolloni inteligjencën tuaj emocionale për t’ju udhëhequr se kujt mund t’i besoni.

Shigjetari – Këtë javë do t’ju kërkohet të kuptoni perspektivën e një personi tjetër për negociata dhe kompromis. Hëna e Plotë vjetore në shenjën tuaj arrin të martën dhe dëshiron që ju t’i jepni fund zakonevë dhe zgjedhjeve që nuk ju shërbejnë. Lidhja Venus-Saturn e së shtunës ju frymëzon të komunikoni detajet!

Bricjapi – Këtë javë do të frymëzoheni për të ndërmarrë hapa të vegjël që ndryshojnë rutinën dhe zakonet tuaja në një mënyrë që të çon drejt suksesit afatgjatë. Një Hënë e Plotë të martën do që ju të mbështeteni në praktikën tuaj shpirtërore për paqen e brendshme. Lidhja Venus-Saturn e së shtunës ju ndihmon të keni edhe më shumë vetëbesim.

Ujori – Ndani atë që keni në zemër sepse këtë javë do të frymëzoheni për të thënë atë që ndjeni, përjetoni dhe shpresoni. Hëna e Plotë të martën është sociale, bashkohuni me miqtë dhe komunitetin tuaj për t’u argëtuar. Lidhja Venus-Saturn e së shtunës ju ndihmon të flisni për botën tuaj emocionale me njerëz që kanë fituar të drejtën për të dëgjuar për të!

Peshqit – Këtë javë do dëshironi të shprehni emocionet tuaja në një mënyrë që ju lidh me veten dhe të tjerët. Një Hënë e Plotë të martën e kthen karrierën tuaj në drejtimin e suksesshëm që keni parashikuar! Lidhja Venus-Saturn e së shtunës frymëzon një bisedë që ju shëron.

Revistawho.com

You may also like