Një grua humb jetën, pesë janë lënduar në aksidentin e rëndë rrugës Shkup-Bllacë

by admin
Spread the love

Një grua ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë, përfshirë dy të mitur, janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Shkup- pikë kalimi kufitar Bllacë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:45 ndërsa janë përfshirë dy makina.
“Aksidenti ka ndodhur mes makinës ‘Opel’ me targa të Shkupit e drejtuar nga M.L (40) nga Shkupi dhe makinës ‘Golf’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.B (52) nga Saraji i Shkupit. Nga plagët e marra në vendngjarje ka humbur jetën M.L ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek i ndihmës së shpejtë”, ka njoftuar policia, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like