Një gol i shënuar dhe një tjetër i anuluar, Vlahoviç “hipotekon” kualifikimin e Juves

by admin
Spread the love

Juventusi e mbylli në avantazh dhe në superioritet numerik pjesën e parë të takimit me Freiburgun falë golit të Vlahovic, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Europa Leagues-s.

Në fakt, bardhezinjtë e tundën rrjetën që në minutën e 28-të me Vlahovicin, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Në fundin e fraksionit hapës, po me ndërhyrjen e VAR-it, “Zonja e Vjetër” fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga sulmuesi serb.

Në të njëjtën kohë, Gulde u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për prekjen e topit me dorë në rastin e penalltisë, duke e lënë skuadrën gjermane në inferioritet numerik.

You may also like