Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës – Shqip

by admin
Spread the love

Vendet në veri të Evropës po mbyllin radhët në mbrojtjen e tyre ajrore.

“Forca e flotës sonë të përbashkët nordike është e krahasueshme me forcat ajrore të ushtrive të disa prej vendeve kryesore evropiane,” komentoi komandanti i Forcave Ajrore Daneze, Gjeneral Major Jan Dam, pas takimit me kolegët nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda në bazën e NATO-s në Ramstein, Gjermani, ku u nënshkrua një deklaratë që shpalli synimin për të integruar forcat ajrore të Evropës veriore.

Në këtë mënyrë, pa lidhje me anëtarësimin në NATO, i cili në rastin e Suedisë pengohet nga Turqia, do të realizohej integrimi i një pjese të forcave ushtarake të atyre vendeve dhe që, theksojnë ekspertët, ndodh në veriun evropian.

Sipas një deklarate të lëshuar të premten, qëllimi i katër vendeve është të krijojnë aftësi për operacione të përbashkëta në ajër.

Edhe më parë, derisa hija e Turqisë u shfaq mbi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, parashikohej se bashkëpunimi në mbrojtjen ajrore do të ishte pjesa më e rëndësishme e anëtarësimit të këtyre vendeve deri tani neutrale në aleancën e NATO-s.

Gjenerali Dam i tha Reuters se danezët donin të eksploronin mundësinë e “integrimit të operacioneve të vëzhgimit ajror” dhe ndarjes së të dhënave të radarëve dhe informacionit nga sistemet e inteligjencës. “Ne duam t’i përdorim ato kolektivisht dhe kjo është diçka që nuk po e bëjmë ende,” tha gjenerali.

Norvegjia ka 57 avionë luftarakë amerikanë F-16 dhe 37 avionë F-35. 15 avionë të tjerë luftarakë F-35 janë në pritje të dorëzimit. Finlanda ka 62 F7A-18 Hornet dhe është në pritje të dorëzimit të 64 avionëve F-35.

Danimarka ka 58 avionë F-16 dhe është në pritje të dorëzimit të 27 avionëve F-35. Suedia ka më shumë se 90 Gripen të saj. Bëhet fjalë për më shumë se 300 avionë luftarakë në hangarë dhe magazina dhe mbi 100 avionë të rinj të porositur. /tesheshi.com/

You may also like