“Një fitore e arritur me zemër”, Inzaghi komenton triumfin ndaj Lecces

by admin
Spread the love

“Një fitore e arritur me zemër”. Kështu e ka shpjeguar trajneri i Interit Simone Inzaghi fitoren ndaj Lecces në frymën e fundit. Tekniku zikaltër u shpreh i lumtur për tre pikët dhe mentalitetin e skuadrës, por pohoi gjithashtu se ka ende nevojë për shumë punë.

“Skuadra ka besuar deri në fund dhe kjo është gjëja më e rëndësishme e mbrëmjes. Kemi bërë mirë në 30 minutat e para, por më pas një ndërhyrje e gabuar në dëm të Lautaros na nervozoi.

Duhet të analizojmë motivin pse arritëm të fitonim me një gol në minutën e 95-të. Kam zgjidhje të ndryshme në pankinë dhe lojtarët që u aktivizuan gjatë lojës bënë mirë. Në fund kemi luajtur me të gjithë sulmuesit tanë, djemtë u treguan të zotë, por duhet ta kishim mbyllur më parë ndeshjen.” /oversport.tv

You may also like