Një dënim shembullor për korrupsion, paçka moshës 70 vjeçe – Shqip

by admin
Spread the love

Një gjykatë malajziane ka vendosur se Rosmah Mansor, 70 vjeçe, gruaja e ish-kryeministrit malajzian Najib Razak, është fajtore për kërkimin dhe marrjen e ryshfetit në këmbim të kontratave qeveritare, vetëm disa ditë pasi burri i saj u arrestua me akuza për korrupsion.

Një gjykatë në Kuala Lumpur vendosi të martën se Rosmah Mansor është gjithashtu fajtore.

Rosmah mohoi të kishte pranuar ryshfet në 2016 dhe 2017, në mënyrë që kompania e sigurimeve të merrte 279 milionë dollarë ndihmë nga qeveria ndërsa burri i saj ishte kryeministër.

Najib ka vuajtur një dënim 12-vjeçar për korrupsion që nga java e kaluar dhe humbi zgjedhjet e vitit 2018.

Për veprën penale për të cilën akuzohet Rosmah Mansor, ajo mund të dënohet me 20 vjet burg dhe një gjobë sa pesëfishi i shumës së ryshfetit të marrë. /tesheshi.com/

You may also like