Një “burrneshë” e opozitës imiton Albin Kurtin si shqiponjë – Shqip

by admin
Spread the love

Një nga deputetet gra me tipare burrërore në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu e PDK-së, ka dhënë një shfaqje të pazakontë në jetën parlamentare, duke imituar kryeministrin Kurti me një performancë fizike që në fakt nuk ka ekzistuar te ai që sot qeverisë Kosovën, siç deputetja opozitare ka pretenduar.

“A të kujtohet Albin kur vije dhe i qoje krahët si shqiponjë?”, iu drejtua ajo Kurtit në imitim fizik e sipër.

Ajo lëshoi paksa dhe gjuhën, kur tha për kryeministrin: Ç’po ban sot Albin? Dreqi t’hangërt, nuk e le asnjë qershi pa hangër, asnjë qershi nuk do me e lanë. Pse more Albin?”

Kujtomë se politika kosovare po kalon një moment delikat në raport me Serbinë, pasi qeveria po detyrohet nga diplomacia perëndimore të nënshkruajë një marrëveshje që ka brenda Asocacionin e Komunave serbe, gjë të cilën Kurti në opozitë e ka kundërshtuar fuqishëm, deri në pikën që e çoi në Kushtetuese, duke bërë që të rrëzohet ajo çfarë kishte nënshkruar Thaçi në 2013-ën në Bruksel. /tesheshi.com/    

 

 

You may also like