“Një burrë me mjekër të bardhë më ushqeu nën rrënoja”, Taravari: E vërtetë, e ka ushqyer fuqia e Zotit

by admin
Spread the love





Neurologu Arben Taravari ka komentuar përgjigjen e vajzes 6 vjeçare e cila tha se e ka ushqyer një njeri me mjekër të bardhë nën rënoja pas tërmetit në Turqi.

“Një burrë me mjekër të bardhë mbi kalë të bardhë më ushqeu nën rrënoja” u shpreh 6 vjeçarja në një intevistë pasi shpëtoi.

Sipas doktorit Arben Tarvarit, ngjarja është e vërtet sepse truri ka pasur proteina pas tre ditëve që do të thotë se e ka ushqyer fuqia e Zotit, përcjell TS.

“Në këto ditë të vështira për shtetin turk, sirian dhe gjithë botën, duket se midis fatkeqsisë që solli tërmeti, po vijnë dëshmi të mrekullisë së Zotit. Rasti më i specifik është ai i një vajze 6 vjeçare. Ajo qëndroi plot tre ditë nën rrënoja, dhe pasi doli prej atje i tregoi një gazetari turk se nuk kishte pasur as etje dhe as uri. Sipas 6 vjeçares një plak me kalë të bardhë vinte dhe e ushqente herë pas here…madje ai mbante shtëpinë mbi supe që mos binte mbi vogëlushen, u shpreh ajo.
Kjo video është bërë virale në të gjithë botën. Shumë e quajnë mrekulli të Zotit, por ka edhe po kaq shumë që e quajnë delirium, trillim, shpikje të fëmijës.
Unë jam njeri që i besoj shkencës, si neurolog, gjithë jetën time që merrem me trurin dhe përpiqem t’a kuptoj atë. Sa më shumë thellohem në njohjen e këtij organi kapital aq më shumë bindem në ekzistencën e pamohueshme të Zotit!
Ndaj sot si neurolog i besoj vajzës 6 vjeçare…ajo që dëshmon nuk është trillim i një fëmije, është prezenca e Zotit që na do dhe kujdeset për ne, megjithë çmendurinë që na karakterizon si specie.
P.s
Vajzës i janë bërë analizat shkencore dhe jashtë çdo mundësie logjike ka rezultuar se trupi i saj çuditërisht ka pasur sasi të larta proteinash pavarsisht se ka qëndruar 3 ditë nën rrënoja!” ka shkruar Taravari.







Artikulli paraprakBerisha dhe Noka përjashtohen nga Kuvendi për dhjetë ditë




You may also like