Një brazilian për sulmin, Kukësi zyrtarizon afrimin e Gabriel Barbosa

by admin
Spread the love

Kukësi ka zyrtarizuar një afrim tjetër në skuadër. Sulmuesi Gabriel Barbosa Avelino është zyrtarisht futbollist i klubit verilindor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kukësi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Barbosa është afruar në formë huazimi.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Gabriel Barbosa Avelino është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Barbosa ka firmosur me klubin tonë një kontratë huazimi deri në fund të sezonit, teksa klubi ynë ka të drejtën për të ruajtur një % të kartonit.

23-vjeçari brazilian vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së APO Levadiakos. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit Gabriel Barbosa dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. BEM-VINDO GABRIEL!” shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv

You may also like