Një bela natyrore në Irak – Shqip

by admin
Spread the love

Një pjesë e Irakut u mbulua sërish nga një re pluhuri portokalli të dielën, pas stuhive të fundit të rërës që janë bërë më të shpeshta.

Disa dhjetëra persona janë shtruar në spital për shkak të problemeve të frymëmarrjes në pjesën qendrore dhe perëndimore të vendit.

Një re e dendur pluhuri ka zbritur në rrugët e Bagdadit.

“Fluturimet janë pezulluar në aeroportet e Bagdadit dhe Najaf për shkak të një stuhie rëre”, tha Jihad al-Diwan, një zëdhënës i Shërbimit të Aviacionit Civil.

Spitalet në Najaf pranuan 63 persona që kishin probleme me frymëmarrjen dhe shumica e tyre u larguan nga spitali pasi morën ndihmë.

30 të tjera shtrime në spital janë regjistruar në provincën e Anbarit, në perëndim të vendit. /tesheshi.com/

You may also like