Një akuzë e rëndë nga Bosnja për Miroslav Lajçak – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes së Bosnjës, Zukan Helez tha se Milorad Dodik ka miqtë e tij në Evropë që po bëjnë gjëra të pandershme dhe si një nga emrat përmendi Miroslav Lajçak.

“Milorad Dodik ka miqtë e tij në Evropë që po bëjnë gjëra të pandershme në Bosnje. Do të përmend një: ai është Miroslav Lajçak.

Sa herë që Milorad Dodik është ‘në gjunjë’, ata vijnë për ta shpëtuar“, tha Helez për një media vendase.

Kujtojmë se ditët e fundit janë shtuar thirrjet në institucionet europiane për të sanksionuar kreun e Srpska-s, mik i ngushtë me Putin, për të cilin thuhet se po çon Bosnjën në krizë të thellë shtetërore, me synim ndarjen e saj. /tesheshi.com/

You may also like